Bota

Ukrainë, 589 fëmijë humbën jetën për shkak të luftës

Të paktën 589 fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 1.681 fëmijë janë plagosur në vend si rezultat i sulmeve ruse që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë

Davit Kachkachishvili  | 12.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Ukrainë, 589 fëmijë humbën jetën për shkak të luftës

Kiev

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se 589 fëmijë kanë humbur jetën në vend për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë në llogarinë Telegram të Prokurorisë së Ukrainës, u publikuan informacione për fëmijët që humbën jetën ose u plagosën si pasojë e luftës në Ukrainë.

Të paktën 589 fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 1.681 fëmijë janë plagosur në vend si rezultat i sulmeve ruse që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, theksohet në deklaratë.


- Një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën në sulmin në qytetin Kriviy Rig

Shefi i Administratës Ushtarake të Rajonit të Dnipropetrovskut, Sergiy Lysak deklaroi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë pasi është kryer një sulm me raketa nga Rusia në qytetin e Kriviy Rig dje.

Lysak tha se sipas informacioneve që kanë marrë sot, në rrënojat e një pallati janë gjetur trupat e pajetë të një gruaje dhe tre fëmijëve të saj.

Lidhur me sulmin, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia dëshiron të vazhdojë luftën. "Të gjitha këto sulme mohojnë çdo deklaratë të Rusisë në lidhje me diplomacinë", tha ai.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın