Talha Yavuz
24 shkurt 2022•Përditësim: 24 shkurt 2022
Një shpërthim i ri është dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, një nga zonat e shënjestruara nga Rusia në ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ende nuk ka asnjë prononcim zyrtar për shpërthimin e ri i cili u dëgjua në Kiev pasdite sipas kohës lokale.
Sot në mëngjes pas orës 04:50 sipas kohës lokale, shpërthime të njëpasnjëshme janë dëgjuar në Kiev si dhe në qytetet Kharkov, Kramatorsk, Mariupol, Mykolaiv dhe Odessa.
Ndërsa shumë shpërthime kishte në Kiev, në qytet u dëgjuan sirenat. Disa civilë po përpiqen të largohen nga qyteti ndërsa të tjerë janë strehuar në stacionet e metrosë dhe bodrumet e shtëpive të tyre.
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi fillimin e një operacioni special ushtarak në Donbas, në lindje të Ukrainës.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se sistemet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe forcat ajrore në Ukrainë u neutralizuan me "armë me precizitet të lartë".