Bota

Ukrainë, në sulmin rus ndaj një porti në Odesa dëmtohen dy anije civile

Zv/kryeministri përgjegjës për Rindërtimin e Ukrainës, Kuleba tha se ushtria ruse kreu sulm me raketa ndaj një porti në qytetin Odesa të Ukrainës

Davit Kachkachishvili  | 14.10.2024 - Përdıtësım : 15.10.2024
Ukrainë, në sulmin rus ndaj një porti në Odesa dëmtohen dy anije civile

Kiev

Dy anije civile u dëmtuan në sulmin që ushtria ruse kreu ndaj një porti në qytetin Odesa të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Rindërtimin e Ukrainës dhe njëherësh ministër për Zhvillimin e Komuniteteve dhe Territoreve, Oleksiy Kuleba në një deklaratë nga llogaria e tij në Telegram tha se ushtria ruse kreu sulm me raketa ndaj një porti në qytetin Odesa të Ukrainës.

Kuleba theksoi se një person humbi jetën dhe 8 të tjerë u plagosën në sulmin ndaj infrastrukturës së një porti në qytet.

Ai vuri në dukje se anija e mallrave me flamur të Palaut "OPTIMA" dhe anija me flamur të Belizes "NS Moon" u dëmtuan në sulm. Kuleba tha se një pjesë e infrastrukturës në port, si magazinat e grurit dhe vinçat e mallrave u dëmtuan.


- Dy persona humbën jetën në sulmin me dron në Kherson

Administrata Rajonale Shtetërore e Khersonit në Ukrainë tha se 2 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë u plagosën nga sulmi me dron i kryer nga ushtria ruse ndaj një automjeti civil në rajon.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın