Büşra Nur Bilgiç Çakmak
26 Mars 2020•Përditësim: 26 Mars 2020
Ministria e Shëndetësisë së Ukrainës ka njoftuar sot për rastin e pestë të vdekjes nga koronavirusi (Covid-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet ukrainase njoftojnë se bëhet fjalë për një grua 76-vjeçare, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga Covid-19 është rritur në 145.
Ukraina raportoi për vdekjen e parë nga koronavirusi më 13 mars.
Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në Kinë, deri më tani është përhapur në 200 vende dhe rajone në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.