Sümeyye Dilara Dinçer
28 Shkurt 2022•Përditësim: 02 Mars 2022
Donacionet e kriptovalutave për Ukrainën që nga sulmi rus raportohet të kenë arritur vlerën prej rreth 17 milionë dollarësh, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të ofruesit të analizës së "blockchain" me bazë në Londër, Elliptic, kriptovaluta në vlerë prej 10,2 milionë dollarësh iu transferuan me 12.799 transaksione në llogaritë e shpërndara nga qeveria ukrainase në Twitter.
Në deklaratën e bërë nga kompania, bëhet e ditur se në total 16,7 milionë dollarë donacione kriptomonedhash janë bërë për qeverinë e Ukrainës dhe organizatat joqeveritare që mbështesin ushtrinë.
Përveç donacioneve në fjalë, në llogarinë Ethereum të qeverisë ukrainase gjithashu iu është dërguar NFT (tokena të pakëmbyeshëm) me vlerë rreth 2 milionë dollarë.
Më 26 shkurt, qeveria ukrainase kishte publikuae dy llogari kripto për donacione përmes llogarisë së saj zyrtare në Twitter.