Bota

UNICEF do të hapë një zyrë globale në Istanbul

Agjencia e OKB-së do të zhvendosë në zyrën e Istanbulit operacionet e saj kryesore, duke përfshirë burimet njerëzore, operacionet e urgjencës, si dhe njësitë kryesore të financave dhe administratës

Aynur Ekiz  | 04.10.2024 - Përdıtësım : 04.10.2024
UNICEF do të hapë një zyrë globale në Istanbul

Ankara

Parlamenti i Türkiyes ka pranuar një dekret presidencial për miratimin e themelimit të një zyre globale të Fondit të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) në Istanbul, transmeton Anadolu.

Agjencia e OKB-së do të zhvendosë në zyrën e Istanbulit operacionet e saj kryesore, duke përfshirë burimet njerëzore, operacionet e urgjencës, si dhe njësitë kryesore të financave dhe administratës.

“Kjo rezolutë u mbështet nga vendi ynë në përputhje me vizionin tonë që Istanbuli të bëhet qendër e OKB-së”, thuhet në dekret.

Marrëveshja për ngritjen e zyrës së UNICEF-it në Istanbul u nënshkrua në New York në vitin 2023 dhe kjo masë pritet të forcojë më tej bashkëpunimin e Türkiyes me agjencinë e OKB-së. vendimi thekson angazhimin e Türkiyes për të mbështetur aktivitetet globale të OKB-së.

UNICEF është një agjenci e OKB-së përgjegjëse për ofrimin e ndihmës humanitare dhe zhvillimore për fëmijët në mbarë botën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.