Betül Yürük
20 Nëntor 2016•Përditësim: 21 Nëntor 2016
OKB (AA) - Fondi i Ndihmës për Fëmijët pranë OKB, UNICEF, ka bërë thirrje për dërgim pa pengesa të ndihmave humanitare gjatë armëpushimit 48 orësh, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i Përgjithshëm i UNICEF, Anthony Lake në një deklaratë me shkrim, ka thënë se lufta në Jemen e cila vazhdon prej 18 muajsh është bërë shkas për vrasjen e mbi njëmijë fëmijëve dhe lënien pa ushqim të milionë njerëzve.
Duke theksuar se burimet ujore dhe të ushqimit në Jemen janë pakësuar, Lake në vijim ka thënë se 1.5 milionë fëmijë ushqehen jashtë normave dhe sëmundje të tilla si kolera mund të vërë në rrezik jetën e miliona njerëzve.
Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit 48 orësh, Lake ka bërë thirrje që ndihmat humanitare të dërgohen në destinacion pa pengesa.
Sipas OKB-s, 80 për qind e popullsisë prej 21 milionë banorë në Jemen, ka nevojë për ndihma humanitare imediate.