UNRWA: Gati 600 fëmijë të vrarë dhe 1.600 të plagosur që nga rifillimi i sulmeve izraelite në Gaza
“Kriza humanitare në Rripin e Gazës tani duket në pikën e saj më të keqe që nga tetori i vitit 2023”, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë

Istanbul
Gati 600 fëmijë janë vrarë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga muaji i kaluar, tha sot agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), transmeton Anadolu.
Duke cituar shifrat e lëshuara nga agjencia e OKB-së për fëmijët (UNICEF), UNRWA tha se mbi 1.600 fëmijë të tjerë janë plagosur gjithashtu që kur Izraeli rifilloi sulmet e tij më 18 mars.
“Kriza humanitare në Rripin e Gazës tani duket në pikën e saj më të keqe që nga tetori i vitit 2023”, shtoi agjencia.
Ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë 1.864 njerëz dhe ka plagosur afro 4.900 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që filloi në janar.
Më shumë se 51.200 palestinezë janë vrarë në Gaza në sulmet brutale izraelite që nga tetori 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.