Afra Aksoy
30 Prill 2018•Përditësim: 30 Prill 2018
KUDS (AA) – Ushtarët izraelitë kanë vrarë tre palestinezë të cilët, siç pretendohet, kanë kaluar kufirin jugor të Gazës, raporton Anadolu Agency (AA).
“Gjatë hapjes së zjarrit janë vrarë dy palestinezë të cilët kaluan gardhin e sigurisë në jug të Gazës dhe hodhën mjet shpërthyes ndaj automjetit patrullues ushtarak”, njoftoi Avichay Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite.
Ai shtoi se poashtu edhe dy persona të tjerë tentuan të hyjnë në Izrael dhe të dëmtojnë gardhin e sigurisë në jug të kufirit.
“Gjatë hapjes së zjarrit të forcave izraelite të sigurisë është vrarë një person, ndërsa një tjetër ëhstë arrestuar”, theksoi Adraee.