Bota

Ushtarët izraelitë arrestojnë 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në 24 orët e fundit ushtria izraelite arrestoi 20 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke përfshirë një grua të re dhe një fëmijë

Qais Omar Darwesh Omar, Esat Fırat, Mehmet Nuri Uçar  | 02.09.2024 - Përdıtësım : 03.09.2024
Ushtarët izraelitë arrestojnë 20 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ramallah

Ushtarët izraelitë arrestuan edhe 20 palestinezë, duke përfshirë një grua dhe një fëmijë, në bastisjet që kryen në Bregun Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtria izraelite vazhdon bastisjet e saj në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Njoftohet se në 24 orët e fundit ushtria izraelite arrestoi 20 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor, duke përfshirë një grua të re dhe një fëmijë.

- Në 6 ditët e fundit janë arrestuar 130 palestinezë

Teksa sulmet "në shkallë të gjerë" të nisura nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar vazhdojnë për të gjashtën ditë, është regjistruar se deri më tani janë arrestuar 130 palestinezë.

Në sulmet "në shkallë të gjerë" të nisur nga ushtria izraelite më 28 gusht në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë vdekur të paktën 29 palestinezë, shumë të tjerë janë plagosur dhe disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka pasur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Numri i palestinezëve të arrestuar në këtë periudhë ka tejkaluar mbi 10.400, ndërsa theksohet se 681 persona kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që sulmojnë në tokat palestineze.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın