Bota

Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori është rritur në 9.185

Qais Omar Darwesh Omar, Halime Afra Aksoy  | 13.06.2024 - Përdıtësım : 13.06.2024
Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor

Ramallah

Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë të tjerë gjatë bastisjeve në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Sipas deklaratës së përbashkët të bërë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni i të Burgosurve dhe të Liruarve të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO), njoftohet se ushtarët izraelitë kryen bastisje në qytetet e Bregut Perëndimor, si Nablus, Salfit, Qalqilya, Jenin dhe El-Halil.

Gjatë këtyre bastisjeve, u arrestuan edhe 12 palestinezë të tjerë, përfshirë persona të cilët ishin liruar më parë.

Numri i palestinezëve të ndaluar në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori 2023 ka arritur në 9.185.

Në deklaratë thuhet se ushtarët izraelitë kanë përdorur dhunë kundër palestinezëve dhe familjeve të tyre që ata i kanë ndaluar gjatë bastisjeve, kanë dëmtuar shtëpitë e tyre dhe kanë hapur zjarr direkt.

Thuhet se Izraeli i ka nënshtruar në mënyrë sistematike palestinezët ndaj ndëshkimeve kolektive përmes "sulmeve gjithëpërfshirëse" kundër palestinezëve që nga 7 tetori.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmet e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se që nga 7 tetori 2023, 534 palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që kanë uzurpuar tokat palestineze në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın