Said İbicioğlu
28 Dhjetor 2018•Përditësim: 29 Dhjetor 2018
GAZA (AA) - Pesë palestinezë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat paqësore nën moton “Marshi i Kthimit të Madh” në kufirin e Gazës nën rrethim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë Palestineze në Gaza thuhet se pesë persona janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri nga ushtarët izraelitë ndaj palestinezëve të cilët protestonin në kufirin e Gazës.
Ministria njoftoi se gjendja e të plagosurve është e rëndë.
Ndryshe, palestinezët që nga 30 marsi organizojnë protesta të rregullta paqësore nën moton "Marshi i Kthimit të Madh" në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin.
Ndërkohë, ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë ndaj palestinezëve të cilët kërkojnë "kthimin në tokat nga të cilat janë dëbuar dhe heqjen e bllokadës së paligjshme ndaj Gazës që nga viti 2006".
Mbi 225 palestinezë kanë rënë dëshmorë nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë ndaj protestave paqësore të cilat vazhdojnë nga 30 marsi e deri më tani.