Lassaad Ben Ahmed
19 prill 2021•Përditësim: 19 prill 2021
Ushtria e Çadit të dielën vonë njoftoi se ka vrarë më shumë se 300 rebelë në pjesën veriore të vendit të Afrikës Qendrore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rebelët ishin nga Fronti për Ndryshim dhe Akord në Çad (FACT), tha ushtria në një njoftim për media.
"Më shumë se 300 terroristë janë neutralizuar dhe 150 janë kapur, përfshirë tre zyrtarë të lartë gjatë përleshjeve të shtunën në provincën Kanem", tha zëdhënësi i ushtrisë gjeneral Azem Bermandoa Agouna.
"Ne shprehim keqardhje për 5 dëshmorë dhe 36 të plagosur", shtoi Agouna. Sipas tij, 26 automjete, përfshirë 16 të pajisura me armë të rënda, u gjetën nga rebelët.
Javën e kaluar, FACT pretendoi pavarësinë e rajonit verior të Çadit, Tibetsi, i cili është afër kufirit libian.
Luftimet filluan një ditë pas zgjedhjeve presidenciale më 11 prill. Rezultatet e pjesshme jozyrtare tregojnë se presidenti Idriss Deby Itno ka një avantazh, duke zgjatur qeverisjen e tij 30-vjeçare, një mundësi që sfidohet nga partitë e opozitës dhe grupet e shoqërisë civile.