Ushtria izraelite aktivizon planin për evakuimin e 28 fshatrave në kufirin libanez
Për më shumë se një javë, situata në kufirin izraelito-libanez është tensionuar ndjeshëm, si dha ka pasur shkëmbime zjarri të kohëpaskohshme
Kuds
Ushtria izraelite njoftoi aktivizimin e një plani për "evakuimin e 28 fshatrave izraelite në kufirin libanez", pas një shkëmbimi zjarri me Hezbollahun, raporton Anadolu.
"Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Emergjencave, i lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes dhe ushtrinë izraelite, njofton zbatimin e një plani për evakuimin e banorëve të Izraelit verior në zonën e vendosur deri në 2 kilometra nga kufiri libanez në qendrat e strehimit të financuara nga qeveria", thuhet në një deklaratë për media të ushtrisë izraelite.
"Zbatimi i planit u miratua nga ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant dhe krerët e autoriteteve lokale në rajonin verior u informuan për vendimin", thuhet më tej në deklaratë, duke radhitur gjithashtu vendbanimet që duhet evakuuar.
Për më shumë se një javë, situata në kufirin izraelito-libanez është tensionuar ndjeshëm, si dha ka pasur shkëmbime zjarri të kohëpaskohshme.
Më herët gjatë ditës, ushtria izraelite njoftoi vdekjen e një prej oficerëve të saj për shkak të një rakete antitank të lëshuar nga kufiri libanez.
Dje, Hezbollahu libanez lëshoi një deklaratë, duke marrë përgjegjësinë për sulmin e një kazerme izraelite dhe pesë objekteve ushtarake përgjatë kufirit jugor të Libanit.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.