Mahmoud Barakat
23 Dhjetor 2018•Përditësim: 24 Dhjetor 2018
RAMALLAH (AA) - Forcat izraelite kanë arrestuar të dielën një të mitur palestinez, në afërsi të qytetit të Ramallahut në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Banorët lokalë rrëfejnë se forcat izraelite bastisën një objekt në afërsi të një shkolle në perëndim të Ramallahut, ku arrestuan disa nxënës, dy prej të cilëve ishin vajza.
Të dy vajzat u liruan më vonë, thonë burimet, të cilat shtojnë se i treti i arrestuar mbeti në paraburgim.
Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar ndodhinë.