Turgut Alp Boyraz
27 Shtator 2017•Përditësim: 28 Shtator 2017
JERUSALEM (AA) - Në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim ushtria izraelite ka arrestuar 15 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të bërë nga ushtria e Izraelit thuhet se në operacionet e ndërmarra në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor janë arrestuar 15 palestinezë me pretendimin për "përfshirje në akte terroriste".
Forcat izraelite të cilat shpesh herë kryejnë bastisje nëpër shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor nën pushtim, me pretendime të ndryshme arrestojnë palestinezët.
Në burgjet izraelite ndodhen afërsisht 7 mijë palestinezë nga të cilët 300 janë fëmijë.