Bota

Ushtria izraelite arreston 15 palestinezë në Bregun Perëndimor

Në bastisjet e kryera nga forcat izraelite janë arrestuar 15 palestinezë, përfshirë një fëmijë, thuhet në deklaratën e Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë

Qais Omar Darwesh Omar, Mahmut Geldi, Zeynep Tüfekçi Gülay  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Ushtria izraelite arreston 15 palestinezë në Bregun Perëndimor

Ramallah

Ushtria izraelite arrestoi të paktën 15 palestinezë në bastisjet që kreu në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë thuhet se ushtria izraelite kreu bastisje ndaj shtëpive në rajonet Ramallah, Jenin, Tulkarm, Qalqilya dhe El-Khalil në Bregun Perëndimor.

Në bastisjet e kryera nga forcat izraelite janë arrestuar 15 palestinezë, përfshirë një fëmijë, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se forcat izraelite gjatë bastisjeve i kanë goditur familjet palestineze dhe i kanë frikësuar me kërcënime.

Numri i palestinezëve të arrestuar në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori ka arritur mbi 11.600 ndërsa në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që përvetësojnë tokat palestineze, theksohet se janë vrarë 767 palestinezë, përfshirë 167 fëmijë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın