Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rripin e Gazës, vriten 6 palestinezë
Të paktën 6 palestinezë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite që sulmoi një shtëpi në kampin e refugjatëve Burayj
![Ushtria izraelite bombardon një shtëpi në Rripin e Gazës, vriten 6 palestinezë](https://cdnuploads.aa.com.tr/uploads/Contents/2024/07/23/thumbs_b_c_1c432004b6fe43895266a72098a910a5.jpg?v=161056)
Gaza
Të paktën 6 palestinezë u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite që sulmoi një shtëpi në kampin e refugjatëve Burayj, që ndodhet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, avionët luftarakë izraelitë bombarduan shtëpinë e familjes palestineze Abdulhadi në hyrje të kampit të refugjatëve Burayj.
Në deklaratën me shkrim të spitalit "Awde", nga sulmi humbën jetën 6 palestinezë ndërsa 10 të tjerë u plagosën.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 39.090 palestinezë, përfshirë të paktën 16.172 fëmijë dhe 10.798 gra u vranë ndërsa 90.147 persona u plagosën.