Ushtria izraelite bombardon një shtëpi palestineze në Beit Lahia të Gazës
Ndërtesa e shënjestruar u shkatërrua nga sulmi ajror ndërsa shtëpitë përreth u dëmtuan rëndë

Shkup
Ushtria izraelite shënjestroi shtëpinë e familjes Al-Sindawi në një sulm në qytetin Beit Lahia në veri të Rripit Gazës, raporton Anadolu.
Ndërtesa e shënjestruar u shkatërrua nga sulmi ajror ndërsa shtëpitë përreth u dëmtuan rëndë.
Ekipet e mbrojtjes civile kryen operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja.
Ushtria izraelite rifilloi ofensivën e saj vdekjeprurëse në Rripin e Gazës më 18 mars dhe që atëherë ka vrarë afro 2.000 palestinezë dhe ka plagosur mbi 5.200 të tjerë, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve që hyri në fuqi në janar.
Në përgjithësi, ushtria izraelite ka vrarë mbi 51.300 palestinezë në Gaza që nga tetori 2023, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.