Ushtria izraelite fillon tërheqjen nga korridori Netzarim në Gaza
Tërheqja pritet të përfundojë sot, tha transmetuesi publik izraelit

Ankara
ANKARA (AA) - Ushtria izraelite ka filluar të tërhiqet nga korridori Netzarim në Rripin e Gazës si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me grupin palestinez Hamas, transmeton Anadolu.
Tërheqja pritet të përfundojë sot, tha njoftoi transmetuesi publik izraelit KAN.
Korridori Netzarim u vendos nga ushtria izraelite për të ndarë Rripin e Gazës në zonat veriore dhe jugore dhe për të parandaluar kthimin e palestinezëve të zhvendosur në shtëpi.
Kjo vjen pasi Izraeli dhe Hamasi përfunduan shkëmbimin e tyre të pestë të shtunën me tre robër izraelitë të liruar në këmbim të 183 të burgosurve palestinezë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.