Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në jug të Bejrutit
Raportohet se pas sulmit të kryer nga ushtria izraelite me një mjet ajror të armatosur pa pilot, një ndërtesë 4-katëshe u shemb dhe shumë njerëz u plagosën
Bejrut
Ushtria izraelite në mëngjesin e sotëm kreu një sulm ajror në rajonin Dahiye në jug të Bejrutit, kryeqyteti i Libanit, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Libanit NNA, një ndërtesë 4-katëshe është shënjestruar në zonën Shiiyah të Dahiyes.
Thuhet se pas sulmit të kryer nga ushtria izraelite me një mjet ajror të armatosur pa pilot (UAV), ndërtesa 4-katëshe u shemb dhe shumë njerëz u plagosën.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar në rajonin ku Izraeli sulmoi pa asnjë paralajmërim.
- Izraeli synoi qendrën e qytetit të Bejrutit
Në dy ditët e fundit, Izraeli ka kryer sulme ajrore në tre zona të ndryshme ku ndodheshin civilë në qendër të qytetit të Bejrutit, pa dhënë asnjë paralajmërim evakuimi.
Shumë njerëz humbën jetën në sulmet në zonat Ras en-Neba, Mar Ilyas dhe Al-Balat.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.