Bota

Ushtria izraelite kërcënon me sulm të ri jugun e Bejrutit

Ushtria izraelite kërcënoi se do të sulmojë 6 pika në rajonin Dahiye, i njohur si bastioni i Hezbollahut në jug të Bejrutit

Faruk Hanedar  | 06.11.2024 - Përdıtësım : 07.11.2024
Ushtria izraelite kërcënon me sulm të ri jugun e Bejrutit

Bejrut

Ushtria izraelite kërcënoi se do të sulmojë 6 pika në rajonin Dahiye, i njohur si bastioni i Hezbollahut në jug të Bejrutit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në postimet e tij në X, përmendi 6 pika, 3 prej të cilave ishin në rrethin Hurayk dhe zonën El-Layleki ndërsa 3 në Burj el-Baracine.

Duke thënë se kanë paralajmëruar të gjithë banorët e ndërtesave të përmendura në harta dhe ndërtesat fqinje, zëdhënësi kërcënoi në postimin e tij se ushtria izraelite do të "veprojë në mënyrë agresive" kundër zonave në fjalë.

Ai pretendon se ka objekte të Hezbollahut në zonat në fjalë. "Për sigurinë e vetes dhe të anëtarëve të familjes suaj, duhet t'i evakuoni menjëherë këto ndërtesa, rrethinat e tyre dhe të largoheni të paktën 500 metra", tha Adraee.


- Dahiye u shënjestrua për herë të fundit më 2 nëntor

Ushtria izraelite sulmoi për herë të fundit në jug të kryeqytetit të Libanit Bejrut më 2 nëntor, ku kreu sulme të forta ajrore ndërsa një person u vra dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një ndërtesë apartamentesh në lagjen Dahiye.

Më 1 nëntor, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme të shumta ajrore në rajonet Gubeyri, Kefaat, Seyyid Hadi, Mujteba, rrugën e vjetër të aeroportit, Tehvita el-Ghadir, Ruveys, Harik dhe Murayjih në rajonet e Dahiye.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın