Bota

Ushtria izraelite menjëherë pas paralajmërimit për "evakuim" filloi të shënjestrojë një rajon të Bejrutit

Sulmet e avionëve luftarakë izraelitë u zhvilluan në disa lagje të rajonit Dahieh, në jug të Bejrutit që njihet si "kështjella" e Hezbollahut

Hamdi Yıldız  | 01.10.2024 - Përdıtësım : 01.10.2024
Ushtria izraelite menjëherë pas paralajmërimit për "evakuim" filloi të shënjestrojë një rajon të Bejrutit

Istanbul

Avionët luftarakë izraelitë menjëherë pas paralajmërimit për evakuim të disa vendeve në rajonin Dahieh të kryeqytetit libanez Bejrut, kanë filluar bombardimin e rajonit, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga Anadolu, sulmet ajrore kanë filluar menjëherë pas postimit të zëdhënësit të ushtrisë izraelite Avichay Adraee në rrjetin social X për "evakuim" të zonës.

Sulmet e avionëve luftarakë izraelitë u zhvilluan në disa lagje të rajonit Dahieh, në jug të Bejrutit që njihet si "kështjella" e Hezbollahut.

Nuk ka informacion rreth viktimave ose dëmit material.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın