Ushtria izraelite nuk lejon punimet e kërkim-shpëtimit në vendbanimet që i ka bombarduar në Gaza
Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite kanë shkatërruar disa lagje në kampin e refugjatëve Jabalia me robotë të ngarkuar me bombë
Gaza
Ushtria izraelite ka shkatërruar disa lagje në veri të Rripit të Gazës dhe nuk lejon nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat, theksuan dëshmitarët okularë për Anadolu.
Sipas informacionit që Anadolu ka siguruar nga dëshmitarët okularë, forcat izraelite kanë shkatërruar disa lagje në kampin e refugjatëve Jabalia me robotë të ngarkuar me bombë.
Trupat e shumë palestinezëve të bllokuar nën rrënoja nuk mund të nxirren për arsye se ushtria izraelite pengoi përpjekjet e kërkim-shpëtimit në rajon.
Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, në lindje të qytetit Khan Yunis në jug të Gazës është kryer një sulme me dronë pa pilot. Si pasojë e sulmit ka humbur jetën një fëmijë, ndërsa janë plagosur shumë të tjerë.
Ndërkaq, në një sulm tjetër izraelit është shënjestruar një motoçikletë në veri të qytetit Rafah, ku si pasojë ka humbur jetën një person.
Ndërkohë, dëshmitarët okularë theksuan se kanë arritur në kufomën e një personi të paidentifikuar në lindje të Rafah.
Izraeli ka vazhduar ofensivën shkatërruese në Gaza që nga sulmi i 7 tetorit 2023 nga Hamasi, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm.
Afro 43.400 njerëz janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe mbi 102.000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Dihet se mijëra njerëz të vdekur ende gjenden nën rrënoja, ndërsa shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitale dhe shkolla ku njerëzit strehohen.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.