Bota

Ushtria izraelite pretendon se ka gjetur kufomat e 5 pengjeve në Gaza

Sipas mediave izraelite, ka edhe 115 izraelitë që mbahen robër nga Hamasi në Gaza

Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout  | 25.07.2024 - Përdıtësım : 25.07.2024
Ushtria izraelite pretendon se ka gjetur kufomat e 5 pengjeve në Gaza

Kuds

Ushtria izraelite pretendon se ka marrë kufomat e 5 pengjeve nga Khan Younis, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Ushtria izraelite të hënën nisi sulm të befasishëm në këtë qytet pasi lëshoi ​​urdhra të menjëhershme evakuimi për banorët në lagjet lindore të qytetit. Të paktën 129 palestinezë janë vrarë dhe mbi 400 të tjerë janë plagosur në këtë zonë, e cila më parë ishte caktuar si një "zonë e sigurt" për njerëzit e zhvendosur nga ushtria izraelite.

Në një deklaratë e përbashkët nga ushtria dhe Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Shin Bet thuhet se trupat e pengjeve u gjetën dje në Khan Younis. Sipas deklaratës, 5 personat u vranë gjatë sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor 2023 dhe trupat e tyre u dërguan në Gaza.

Sipas mediave izraelite, ka edhe 115 izraelitë që mbahen robër nga Hamasi në Gaza. Nuk ka pasur asnjë koment nga Hamasi për deklaratën izraelite. Grupi palestinez më herët tha se rreth 70 pengje ishin vrarë në sulmet izraelite në enklavë.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Më shumë se 39.100 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë dhe mbi 90 mijë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore. Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës qëndrojnë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin të ndalonte menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın