Bota

"Ushtria izraelite sulmon autokolonën e OKB-së në Gaza"

Ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj autokolonës së OKB-së në Rripin e Gazës, ku një automjet u dëmtua nga sulmi por nuk është raportuar për viktima

Mustafa Deveci  | 22.07.2024 - Përdıtësım : 22.07.2024
"Ushtria izraelite sulmon autokolonën e OKB-së në Gaza"

Ankara

Ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj autokolonës së OKB-së në Rripin e Gazës, ku një automjet u dëmtua nga sulmi por nuk është raportuar për viktima, transmeton Anadolu.

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini në llogarinë e tij në rrjetet sociale tha se forcat izraelite dje hapën zjarr ndaj një autokolone të OKB-së në Gaza.

Duke thënë se autokolona e sulmuar ra nën zjarr të fortë në rajonin e Luginës së Gazës teksa po shkonte në qytetin e Gazës, Lazzarini tha se automjeti i blinduar i OKB-së, i cili u godit nga 5 plumba, u dëmtua rëndë.

Ai theksoi se automjetet në kolonën e sulmuar mbanin simbole të OKB-së dhe ekipet kishin veshur jelekë të OKB-së.

Thuhet se autokolona ishte koordinuar dhe miratuar nga zyrtarët izraelitë përpara nisjes së saj. Lazzarini deklaroi se nuk pati humbje jetësh nga sulmi dhe se ekipi i OKB-së më pas vazhdoi rrugën dhe arriti në Gaza.

Lazzarini në postimin e tij ka shkruar: "Punonjësit e ndihmave humanitare nuk mund të jenë objektiv. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi".

Ushtria izraelite, e cila vazhdon sulmet e saj në Gaza, shpesh shënjestron organizatat e ndihmës, veçanërisht OKB-në.

Në sulmin e kryer nga ushtria izraelite në rajonin Deyr al-Belah në Gaza më 1 prill, humbën jetën 7 punonjës të Kuzhinës Qendrore Botërore (WCK).

Më tej thuhet se ekipi gjatë sulmit ndodhej në dy automjete të blinduara me logon e organizatës në zonën e de-përshkallëzimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın