Ushtria izraelite thotë se ka pritur një raketë të lëshuar nga Jemeni
Kjo është hera e parë që një raketë lëshohet nga Jemeni në drejtim të Izraelit që kur marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 19 janar

Kuds
Ushtria izraelite tha sot se ka pritur një raketë të lëshuar nga Jemeni përpara se ajo të kalonte në hapësirën ajrore izraelite, transmeton Anadolu.
Kjo është hera e parë që një raketë lëshohet nga Jemeni në drejtim të Izraelit që kur marrëveshja e armëpushimit hyri në fuqi më 19 janar.
Në një deklaratë, ushtria izraelite tha: “Sirenat u aktivizuan në disa zona jugore në përputhje me protokollin”.
Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.