Ushtria izraelite vrau mbi 500 palestinezë në 14 ditët e fundit në Gaza
Në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.665, ndërsa i të plagosurve në 103.076
Istanbul
Të paktën 502 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1.566 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se forcat izraelite vranë 62 persona dhe plagosën 147 të tjerë në pesë masakra të familjeve në 48 orët e fundit.
Sipas ministrisë, në 14 ditët e fundit ushtria izraelite vrau 502 persona, ndërsa plagosi 1.566 të tjerë.
Në sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.665, ndërsa i të plagosurve në 103.076.
Në njoftim gjithashtu thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke vënë në shënjestër spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.