Hülya A. Gündüzalp
08 Dhjetor 2015•Përditësim: 08 Dhjetor 2015
RAMALLAH (AA) – Ushtria izraelite ka vrarë një të ri palestinez në kampin Ed Dehishe në afërsi të Betlehemit në jug të Bregut Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
Një zyrtar i paemëruar në spitalin Al-Hussain në Betlehem për AA tha se 19-vjeçari Malik Ekrem Sahin është sjellë në spital me një plagë në kokë nga armë zjarri dhe se pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve ka ndërruar jetë.
Dëshmitarët thonë se ushtria izraelite ka tentuar të kryejë bastisje në kampin Dehishe dhe se me këtë rast është përleshur me një grup palestinezësh në kamp.
Në përleshje ushtria izraelite ka përdorur armë dhe lotsjellës për të shpërndarë demonstruesit dhe me këtë rast Sahin është qëlluar.
Tensionet në Bregun Perëndimor janë në rritje që nga fillimi i tetorit kur ky rajon është shndërruar në skenë të përleshjeve ndërmjet ushtrisë izraelite dhe demonstruesve palestinezë, ndërsa në këto trazira jetën e humbën më shumë se 150 persona nga të dyja palët.