Bota

Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

Një palestinez ka humbur jetën si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve të saj në qytetin Jenin dhe kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor

Yusuf Alioğlu, Ali Semerci  | 07.11.2024 - Përdıtësım : 07.11.2024
Ushtria izraelite vret një palestinez në Bregun Perëndimor

Ramallah

Një palestinez ka humbur jetën si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtria izraelite gjatë bastisjeve të saj në qytetin Jenin dhe kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se palestinezi Abdullah al-Saadi u plagos rëndë kur ushtria izraelite hapi zjarr gjatë bastisjes në Jenin.

Al-Saadi i cili ishte plagosur ka ndërruar jetë në spitalin ku është dërguar.

Ndërkohë, vazhdojnë bastisjet e forcave izraelite në qytetin e Jeninit dhe kampin e refugjatëve në Jenin, të cilat nisën herët në mëngjes.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın