Havva Kara Aydın
07 Qershor 2020•Përditësim: 07 Qershor 2020
Ushtria libiane ka rrëzuar një dron që i përkiste Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), vend që mbështet milicitë e komandantit luftarak, Khalifa Haftar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas operacionit qeveritar "Burkan Al-Ghadab", mjeti ajror pa pilot (UAV) i tipit CAIG Wing Loong u rrëzua në rajonin "Porta 30" të qytetit Sirte.
Sot më herët, ushtria nisi operacionin ushtarak "Rruga e Fitores" për të rimarrë nga forcat e Haftar-it territoret e qyteteve Sirte dhe Jufra, si dhe fshatrat në Wadi Wishka, Buerat, Jarif dhe Qasr Abu Haid.
Sot, ushtria çliroi zonën Wadi Wishka afër qytetit Sirte.
Lëvizja erdhi një ditë pasi ushtria çliroi qytetin strategjik Tarhuna, fortesën e fundit të Haftar-it në Libinë perëndimore.
Qeveria libiane e njohur ndërkombëtarisht ka qenë nën sulm nga forcat e Haftar-it që nga prilli i vitit 2019, ku janë vrarë mbi 1 mijë persona në dhunë.
Qeveria libiane në muajin mars nisi operacionin "Stuhia e Paqes" për t'iu përgjigjur sulmeve mbi kryeqytetin dhe kohëve të fundit rimori vendet strategjike, duke përfshirë bazën ajrore Al-Watiya dhe qytetin Tarhuna, që vlerësohen si goditje të rëndësishme për forcat e Haftar-it.