Ushtria siriane zmbraps sulmin e YPG/PKK-së në Halep
Ushtria siriane parandaloi sulmin terrorist duke iu përgjigjur sulmit të organizatës terroriste në qendër të qytetit Halep

Halep
Ushtria e Sirisë zmbrapsi sulmin e organizatës terroriste YPG/PKK-së në qendrën e qytetit Halep, raporton Anadolu.
Organizata terroriste e cila vazhdon praninë e saj në lagjet Sheikh Masqoud dhe Ashrafieh të qytetit Halep, duke përfituar nga ngjarjet në Tartus dhe Latakia në orët e para të ditës, vuri në shënjestër ushtarët e ushtrisë siriane në Halep.
Ushtria siriane parandaloi sulmin terrorist duke iu përgjigjur sulmit të organizatës terroriste në qendër të qytetit Halep.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes siriane, kolonel Hassan Abdul Ghani tha për Agjencinë Siriane të Lajmeve SANA se forcat e sigurisë zmbrapsën sulmin e kryer nga YPG/PKK në lagjen Ashrafiyah në qendër të qytetit Halep.
Në lajm thuhet se organizatës terroriste i është shkaktuar "humbje". Gjithashtu sipas burimeve të sigurisë në Damask, elementët e regjimit të rrëzuar që janë të strehuar në zonat Mezzeh 86 dhe Mezzeh Jabal kryen një sulm me granata.
Pas sulmit, mes forcave të sigurisë në zonë dhe sulmuesve u shënuan përleshje me armë të lehta.
- Shtohen masat e sigurisë për të garantuar stabilitet
Sipas informacioneve të marra nga zyrtari për media i Drejtorisë së Brendshme të Halepit, në qytet u rritën masat e sigurisë kundër mundësisë së një sulmi nga elementë të regjimit të rrëzuar.
Forcat e sigurisë, numri i të cilëve u rrit me qëllim për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në Halep, u vendosën në 80 për qind të lagjeve të qytetit.
Elementë të regjimit të rrëzuar, në 4 ditët e fundit kanë kryer sulme të shumta ndaj forcave të sigurisë në rajonin bregdetar ku si pasojë kanë humbur jetën dhjetëra efektivë të sigurisë.