Burak Karacaoğlu,Eşref Musa
08 Janar 2018•Përditësim: 08 Janar 2018
IDLIB (AA) - Në sulmet ajrore të mbrëmshme në Idlib të Sirisë kanë humbur jetën të paktën 24 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marrë nga burimet e mbrojtjes civile (Helmetat e Bardhë), disa fshatra të qytetit Idlib që është nën kontrollin e opozitarëve ushtarak dhe grupeve kundër regjimit kanë qenë shënjestër e një numri të madh të sulmeve ajrore gjatë natës.
Si pasojë e sulmeve ajrore në Falul kanë humbur jetën 12 civilë, në Kefrenbil 3, në Shejh Ahmet 3, El Gadfe dhe Ken Safra 4 dhe në lagjen Ebu Zuhur 2 civilë.
Ekipet e mbrojtjes civile kanë kryer punimet për kërkim shpëtim, ndërsa të plagosurit janë transferuar në spitalet në Idlib. Për shkak të sulmeve ajrore të intensifikuara në zonën jokonfliktuale të Idlibit në 3 javët e fundit kanë humbur jetën mbi 90 civilë, ndërsa janë plagosur 200 të tjerë.
Idlib, në mbledhjen e Astana më 4-5 maj 2017 ishte shpallur zonë jokonfliktuale, por forcat e regjimit dhe herë pas herë Rusia kishin vazhduar shkeljet.