Kemal Zorlak
27 gusht 2026•Përditësim: 27 gusht 2026
Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Sërpska dhe krimineli i dënuar i luftës Ratko Mlladiq ka ndërruar jetë në njësinë e paraburgimit në Hagë, në moshën 84-vjeçare, njoftuan mediat serbe, transmeton Anadolu.
Mlladiq, i cili prej një kohe të gjatë vuante nga probleme shëndetësore, iu fsheh drejtësisë për 16 vjet, ndërsa u arrestua në Serbi në vitin 2011.
Nga Tribunali i Hagës ai u dënua për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve 1990.
Ai u shpall fajtor për krime të gjenocidit (në dy pika), krime kundër njerëzimit (në pesë pika) dhe krime lufte (në katër pika), të kryera në cilësinë e gjeneralit më të lartë në Ushtrinë e Republikës Sërpska dhe me synim krijimin e Republikës Sërpska.
Ratko Mlladiq po vuante në Hagë dënimin me burgim të përjetshëm, i cili iu konfirmua përfundimisht në vitin 2021.