Bota

Vdes Papa Françesku në moshën 88-vjeçare

Papa Françesku lindi në Buenos Aires të Argjentinës më 17 dhjetor 1936, nga prindër emigrantë italianë

Necva Taştan Sevinç  | 21.04.2025 - Përdıtësım : 22.04.2025
Vdes Papa Françesku në moshën 88-vjeçare

Istanbul

Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje, njoftoi Vatikani, transmeton Anadolu.

Ai kishte një "krizë të zgjatur të frymëmarrjes të ngjashme me astmën" e lidhur me trombocitopeni, sipas një deklarate të mëparshme të Vatikanit.

Papa Françesku lindi në Buenos Aires të Argjentinës më 17 dhjetor 1936, nga prindër emigrantë italianë.

Ai studioi në Argjentinë dhe më vonë në Gjermani përpara se të shugurohej si prift jezuit në vitin 1969.

Mbi një dekadë në rolin e tij si papa, Françesku mbeti një figurë admirimi dhe polemikash.

Ai u përpoq të reformonte burokracinë e Vatikanit, të trajtonte korrupsionin dhe të adresonte disa nga sfidat më të ngutshme të Kishës.

Derisa ai njihej për përulësinë dhe përkushtimin ndaj drejtësisë sociale, udhëheqja e tij kishte tërhequr gjithashtu rezistencë të mprehtë nga konservatorët brenda Kishës dhe më gjerë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın