Bota

Vendet nordike publikojnë udhëzues për mënyrat për t'u përgatitur në kohë krize

Tre vendet nordike, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, ua prezantuan qytetarëve të tyre broshurat e "përgatitjes ndaj momenteve të krizës", të përgatitura për përdorim dixhital dhe fizik

Zeynep Katre Oran  | 18.11.2024 - Përdıtësım : 18.11.2024
Vendet nordike publikojnë udhëzues për mënyrat për t'u përgatitur në kohë krize

Ankara

ANKARA (AA) - Norvegjia, Finlanda dhe Suedia filluan të ndajnë broshura për të informuar qytetarët e tyre "në rast lufte ose situata të tjera të papritura krize", transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të BBC, tre vendet nordike, ua prezantuan qytetarëve të tyre broshurat e "përgatitjes ndaj momenteve të krizës", të përgatitura për përdorim dixhital dhe fizik.

Qeveria në Norvegji u bëri thirrje qytetarëve të jenë të gatshëm kundër "ngjarjeve ekstreme të motit, luftës dhe rreziqeve të tjera", ndërsa në broshurat e dërguara përfshiu lista të materialeve dhe rezervave ushqimore që duhet të mbahen në shtëpi për t'u përdorur në kohë krize.

Tore Kamfjord, nga Drejtoria Norvegjeze e Mbrojtjes Civile (DSB), në deklaratën e tij tha se kanë dërguar 2.2 milionë broshura, nga një kopje për çdo familje në Norvegji.

Ai tha se autoritetet kanë bërë një aplikim të ngjashëm në vitin 2018. Kamfjord shpjegoi se broshurat u përditësuan për shkak të rritjes së rrezikut të ngjarjeve ekstreme të motit për shkak të ndryshimeve klimatike.

Qeveria e Finlandës, nga ana tjetër, publikoi në internet rekomandimet për "përgatitje për ngjarje dhe kriza të papritura". Në pjesën e broshurës dixhitale kushtuar konflikteve ushtarake, u përmend se si do të përgjigjeshin autoritetet e Helsinkit në rast të një sulmi të armatosur.

Në vendin tjetër nordik, Suedi, miliona qytetarë filluan të pranojnë broshura që shpjegojnë se si të përgatiteshin për "luftë ose kriza të tjera të papritura".

Botimi i parë i broshurës "Në kohë krize ose lufte", e cila u përditësua së fundmi sipas rrjedhës së ndryshimit të luftës ruso-ukrainase, u bë gjatë Luftës së Dytë Botërore.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın