Levent Tok,Mohamad Misto
20 Shtator 2016•Përditësim: 21 Shtator 2016
HALEP/HASEKE (AA) – Nga pesë rajonet bazë që dominon PYD/PKK tek të cilat është përhapur me arsyetimin e pranisë së popullatës kurde në veri të Sirisë vetëm popullsia në Afrin përbëhet me shumicë dominuese nga nga kurdët. Organizata me forcën e armëve po vendos dominimin saj mbi një popullsi të madhe arabe, raporton Anadolu Agency (AA).
PYD-ja në Siri zgjerimi i organziatës terroriste PKK në luftën e brendshme e cila nisi në vitin 2011 kishte ndikimin e saj në Kamishli dhe në qendrën e rajonit Haseke në verilindje të vendit. Por, gjtihashtu në të dyja pikat ajo nuk pati mbizorëtim të plotë. Organizata kah mesi i vitit 2015 duke kryer operacione të përbashkëta me Bashar Asadin mbizotëroi një pjesë të madhe të rajonit Haseke ku ndodhej DAESH-i.
Sipas informacioneve që gazetarët e AA-së i kanë marrë nga burimet lokale në lidhje me strukturën e popullatës së rajonit mësohet se dendësia e popullsisë së kurdëve dhe arabëve në qendrën Haseke janë afër me njëra tjetrën. Teksa në veri dhe lindje të rajonit ka më shumë popullatë kurde, në perëndim dhe në jug jetojnë kryesisht vetëm arabët.
Ndërsa në rajonin Afrin në kufi me Turqinë në pjesën veriperëndimore të Halepit PYD/PKK mbizotëronte në situatën e përgjithshme. Përballë kësaj organizata në muajt e parë të vitit 2016 me mbështetjen ajrore të Rusisë duke dalur jashtë rajonit për të mbërritur në linjën Azez-Jarabulus e cila përbëhet nga arabët ajo përparoi deri në jug të rajonit Mare.
Organizata kishte një prani të dobët në rajonin Kobani (Ayn el-arab) që ndodhet përballë me qytetin Şanlıurfa të Turqisë, ndërsa në rajonet e Munbixh-it në pjesën perëndimore të lumit Eufrat dhe të Tel Abjad-it ajo nuk kishte asnjë prani të saj.
Dalja në pah në vitin 2014 e organizatës terroriste DAESH në luftën e brendshme, ishte një mundësi historike për PYD-PKK-në.
Gjithashtu, organizata e cila kërkonte të formonte një brez dominues përgjatë kufirit të Turqisë në veri të Sirisë dhe të shkëpuste lidhjet gjeografike të dy vendeve, duke marrë në vende vende mbështetjen e regjimit të Asadit dhe mbështetjen e fortë e të pandërprerë të SHBA-ve ajo nisi të përhapej me shpejtësi.
PYD/PKK nisi të dominonte në rajonet ku jetonin arabët teksa DAESH-i detyrohej të tërhiqej nga pjesët veriore të vendit. Organizata pasi DAESH-i mori nën kontroll Kobanin dhe zonat përreth vitin e kaluar ajo në muajin qershor mori Tel Abjad-in.
Qendra e Kobanit dhe disa fshatra përreth tij përbëhen nga kurdët gjë e cila në opinionin publik perëndimor pati një jehonë afatgjatë. Ndërsa në pjesët jashtë kësaj zone në perëndim, jug dhe në lindje mbizotëron popullata arabe.
Ndërsa në Tel Abjad-i në të cilin pjesa më e madhe përbëhet nga fiset me rrënjë arabe, ndodhen edhe një numër i madh fshatrash të turkmenëve. Për arsyen se në rajon nuk jeton popullatë kurde, organizata e cila ra në vështirësi zgjodhi rrugën që të mbajë afër grupe të vogla arabe duke i ofruar ndihma në armë dhe para.
PYD/PKK kreu pastrim etnik me forcën e armëve në fshatrat turkmene kryesisht në jug të rajonit, ku këto zbatime të organizatës janë reflektuar edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Organizata e cila mbërriti në lumin Eufrat duke marrë Tel Abjad-in dhe Kobani-n, synoi që të kalonte në perëndim të lumit për të mbërritur në Afrin.
PYD/PKK pais nisi të kalojë në perëndim të lumit që nga maji i kaluar, ajo me bombardimet intensive ajore të SHBA-ve mori me 12 gusht 2016 nga DAESH-i rajonin Munbixh që përbëhet nga arabët dhe turkmenët.
Organizata praninë e saj në të gjithë Sirinë përpiqet ta fshehë me emrin "Këshilli ushtarak rajonal" dhe me "Forcat Demokratike të Sirisë" për të cilën ajo pretendon se përbëhet nga bashkimi i grupeve etnike të ndryshme.
PYD/PKK për të vazhduar dominimin e tyre në rajonet ku nuk ka prani të popullatës kurde ajo kryen propagandën se strukturat nënkontraktuese në fjalë janë "vullneti i përbashkët i grupeve të ndryshme etnike dhe fetare".