Bota

Venezuelë, numri i personave të arrestuar gjatë protestave rritet në 1.200

Në deklaratën e Gardës Kombëtare Bolivariane (GNB) thuhet se 1.200 persona që shkaktuan dhunë u arrestuan dhe forcat e sigurisë kryen operacione për të garantuar sigurinë publike

Sinan Doğan  | 01.08.2024 - Përdıtësım : 01.08.2024
Venezuelë, numri i personave të arrestuar gjatë protestave rritet në 1.200

Karakas

Numri i personave të arrestuar në incidentet mes forcave të sigurisë dhe demonstruesve që protestuan kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë është rritur në 1.200, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Gardës Kombëtare Bolivariane (GNB) thuhet se 1.200 persona që shkaktuan dhunë u arrestuan dhe forcat e sigurisë kryen operacione për të garantuar sigurinë publike.

Gjithashtu u tha se disa nga aktivistët e kapur u zbulua se kishin marrë trajnime speciale në Peru, Kili dhe Kolumbi dhe provokonin drejtpërdrejt terrorizëm dhe dhunë në rrugë.

Në deklaratën e tij lidhur me të arrestuarit, presidenti Nicolas Maduro tha se 80 për qind e venezuelianëve që u kthyen në vend nga SHBA-ja ishin të përfshirë në krim.

Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm Kombëtar, Tarek William Saab në deklaratën e tij tha se 77 roje të sigurisë u plagosën gjatë protestave dhe nisi një hetim për incidentet.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın