Bota

Videoja ku një gjel alivanoset teksa këndonte tërhoqi vëmendjen

Një video e regjistruar kur një gjel alivanoset teksa këndonte në lagjen Acıpayam të Denizlit në Türkiye ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale

Sebahatdin Zeyrek  | 05.02.2025 - Përdıtësım : 05.02.2025
Videoja ku një gjel alivanoset teksa këndonte tërhoqi vëmendjen

Denizli

Një video e regjistruar kur një gjel alivanoset teksa këndonte në lagjen Acıpayam të Denizlit në Türkiye ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, raporton Anadolu.

Mehmet Koparan, 17-vjeç, i cili jeton në lagjen Akalan, postoi në llogaritë e tij në rrjetet sociale imazhe të tij duke i rënë të fikët gjelit të cilin ai e rriti në kopshtin e tij.

Videoja tërhoqi shumë shpejt vëmendjen.

Koparan për Anadolu tha se me entuziazëm kultivonte gjela që në moshë të re.

Koparan, i cili tha se gjelit të tij i ra të fikët pasi këndoi për 17 sekonda dhe u rikthye në këmbë pas pak ndërsa po filmonte videon, tha se këndimi i gjelit ishte i bukur dhe se e ka shpërndarë në llogaritë e tij në rrjetet sociale që ta shohin të gjithë.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın