"Vrasës serialë", presidenti Erdoğan kritikon qeverinë izraelite për brutalitetin kundër palestinezëve
"Në mes të barbarive të kryera nga rrjeti i masakrës, gratë e nderuara të Palestinës po japin një shembull për të gjithë botën dhe të gjitha gratë përmes rezistencës së tyre dinjitoze kundër shtypësit", u shpreh presidenti Erdoğan
Istanbul
Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dënoi veprimet e qeverisë izraelite dhe çmoi gratë palestineze për guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre, raporton Anadolu.
"Qeveria e çmendur e (Benjamin) Netanyahu-t po masakron brutalisht dhjetëra gra, fëmijë, të moshuar dhe foshnje çdo ditë, si vrasës serialë që marrin kënaqësi nga vrasja", tha presidenti Erdoğan gjatë një fjalimi në Ankara me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.
Presidenti shprehu gjithashtu admirim për guximin e grave palestineze, duke theksuar forcën e tyre përballë dhunës.
"Në mes të barbarive të kryera nga rrjeti i masakrës, gratë e nderuara të Palestinës po japin një shembull për të gjithë botën dhe të gjitha gratë përmes rezistencës së tyre dinjitoze kundër shtypësit", shtoi presidenti.
Erdoğan ritheksoi angazhimin e Türkiyes për të mbështetur gratë palestineze, duke thënë: "Pavarësisht presioneve të lobit sionist, ne nuk do të hezitojmë të reagojmë dhe të mbrojmë të drejtën tuaj për jetë, e cila është e drejta më themelore".
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.