Bota

Vriten 17 persona nga sulmi i Izraelit në veri të Libanit

Numri i personave të cilët u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite në vendbanimin Ayn Yaqub në Akkar, në pjesën më veriore të Libanit, mbrëmjen e djeshme është rritur në 17

Faruk Hanedar  | 12.11.2024 - Përdıtësım : 12.11.2024
Vriten 17 persona nga sulmi i Izraelit në veri të Libanit

Bejrut

Numri i personave të cilët u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite në vendbanimin Ayn Yaqub në Akkar, në pjesën më veriore të Libanit, mbrëmjen e djeshme është rritur në 17, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare libaneze e lajmeve NNA raporton se 17 persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në sulmin izraelit që synonte një ndërtesë dykatëshe në Ayn Yaqub mbrëmjen e djeshme.

Në ndërtesën e shënjestruar kishte familje libaneze dhe siriane që erdhën në Akkar nga jugu i Libanit, duke ikur nga sulmet izraelite. Ndërtesa u shkatërrua plotësisht nga sulmi ndërsa u dëmtuan edhe strukturat dhe automjete përreth.

Ministria e Shëndetësisë së Libanit deklaroi se sipas gjetjeve fillestare, 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 14 të tjerë janë plagosur në sulmin në një ndërtesë në Ayn Yaqub.

Në Akkar, i cili ndodhet në pjesën më veriore të vendit dhe dihet se është zona e turkmenëve libanezë, Izraeli kishte shënjestruar më parë një urë, por nuk kishte kryer sulm që rezultoi në ndonjë humbje jete.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın