Vriten 2 palestinezë dhe dhjetëra të tjerë plagosen në sulmet izraelite në Rripin e Gazës
Sulmet izraelite vazhduan në veri të Rripit të Gazës ndërsa ekipet e ndihmës së parë dhe të Mbrojtjes Civile nuk ishin në gjendje të ofronin shërbime
Gaza
Të paktën dy palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga sulmet e ushtrisë izraelite në pjesët qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore, dy persona, mes tyre një grua, janë vrarë në sulmet në rajonet perëndimore të Nusairatit. Ushtria izraelite shënjestroi rajonet veriore dhe perëndimore të kampit të refugjatëve Nusairat me zjarr ajror dhe artilerik.
Në deklaratën nga spitali "Al-Awda" thuhet se 24 persona u plagosën në sulmet ajrore që synonin pjesën perëndimore të kampit Nusairat dhe mësohet se ka viktima nën rrënoja.
Raportohet se sulmet izraelite vazhduan në veri të Rripit të Gazës ndërsa ekipet e ndihmës së parë dhe të Mbrojtjes Civile nuk ishin në gjendje të ofronin shërbime.
Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ka të vrarë dhe të plagosur në sulmet e përqendruara në pjesë të ndryshme të kampit të refugjatëve Beit Lahiya dhe Jabalia.
Sulme me mjete ajrore pa pilot (UAV) u kryen në rajonet Saftavi dhe Tawwam në perëndim të kampit të refugjatëve Jabalia dhe Fakhura në rajonin Mesru Beit Lahiya.
Ushtarët izraelitë vazhdojnë të sulmojnë rrethin Zaitoun në juglindje të Beit Lahiya me zjarr artilerie.