Hamdi Yıldız
31 Dhjetor 2023•Përditësim: 03 Janar 2024
Ushtria izraelite njoftoi se 2 ushtarë tjerë të saj janë vrarë në përleshjet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim ushtria izraelite informoi lidhur me humbjet tjera në radhët e saj në Rripin e Gazës.
Ushtria izraelite njoftoi se 2 ushtarë tjerë të saj janë vrarë në Gaza gjatë pushtimit tokësor dhe ndau informacionin se është rritur në 172 numri i ushtarëve që kanë humbur jetën brenda Gazës.
Në faqen e lajmeve "Times of İsrael" thuhet se ushtarët e vrarë janë majori Eliraz Gasai dhe rreshteri Liav Seada.
Sipas kësaj, numri i ushtarëve të vrarë izraelitë që nga 7 tetori kur nisën sulmet në Rripin e Gazës është rritur në 506, prej të cilëve 172 gjatë procesit të pushtimit tokësor.