Bota

Vriten 3 palestinezë nga sulmi izraelit në Gaza

Të paktën 3 palestinezë u vranë si pasojë e sulmit nga Izraeli në një automjet në qytetin Deir Belah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës

Hosni Nedim, Safiye Karabacak  | 18.07.2024 - Përdıtësım : 19.07.2024
Vriten 3 palestinezë nga sulmi izraelit në Gaza

Gaza

Të paktën 3 palestinezë u vranë si pasojë e sulmit nga Izraeli në një automjet në qytetin Deir Belah në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim të Njësisë së Mbrojtjes Civile në Gaza thuhet se avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar një automjet në qytetin Deir Belah.

Si pasojë e sulmit kanë humbur jetën 3 palestinezë ndërsa ka edhe të plagosur.

Burimet shëndetësore në Spitalin e Dëshmorëve Al-Aksa në qytetin Deir el-Belah thanë se trupat e 3 personave u dogjën si pasojë e një automjeti civil që ishte shënjestruar në rajonin El-Bereke të Deir el-Belah dhe disa të plagosur në gjendje të rëndë janë dërguar në spital.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, janë vrarë 38.794 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa 89.364 persona u plagosën.

Raportohet se ende ka mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın