Ahmet Emin Dönmez
26 Janar 2021•Përditësim: 26 Janar 2021
Forcat e Armatosura të Republikës së Afrikës Qendrore (FACA) kryen operacion në qytezën Boali kundër rebelëve ku u neutralizuan 44 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e Republikës së Afrikës Qendrore njoftoi në Facebook se forcat e armatosura kanë kryer operacion kundër rebelëve në qytezën Boali 100 kilometra larg kryeqytetit Bangui, të cilët më 13 janar kishin organizuar sulm për të përmbysur presidentin, Archange Touadera.
Bëhet e ditur se janë neutralizuar 44 rebelë mercenarë të grupit rebel Njësia e Paqes të Republikës së Afrikës Qendore e cila përbëhet nga rebelë mercenarë nga Çadi, Sudani dhe rebelë fulanezë.
Gjithashtu u njoftua se 3 rebelët e kapur u dërguan në kryeqytetin Bangui.
FACA dje mori nën kontroll qytetin Boda e cila kontrollohej gati një muaj nga grupi rebel Koalicioni i Atdhedashësve për Ndryshim ( CPC).
Përleshjet që filluan më 18 dhjetor në Republikën e Afrikës Qendrore
Situata në Republikën e Afrikës Qendrore ka qenë e tensionuar pasi Këshilli Kushtetues mohoi kandidaturën e ish-presidentit Francois Bozize për zgjedhjet e 27 dhjetorit të vitit 2020.
Republika e Afrikës Qendrore e cila kontrollohet 80 për qind nga grupet rebele nën çatinë e koalicionit (CPC) filluan operacion për ta marrë nën kontroll kryeqytetin Bangui ndërkaq rebelët u shpartalluan nga FACA dhe nga Forcat Paqeruajtëse të OKB-së.