Mustafa Melih Ahıshalı
11 prill 2017•Përditësim: 11 prill 2017
TEHERAN (AA) – Në një sulm të armatosur në krahinën iraniane Sistan dhe Beluxhistan është vrarë komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia iraniane e lajmeve ISNA raporton se në sulmin e armatosur në rajonin Kuriyn është vrarë komandanti i Brigadës së 100-të Selam, Ruhullah Ali.
Më tej thuhet se sulmin me bombë e kanë kryer dy “terroristë tekfiristë”, të cilët menjëherë pas sulmit janë neutralizuar. Krahina Sistan dhe Beluxhistan janë në kufi me Pakistanin dhe Afganistanin.