Vritet një ushtar izraelit në sulmin raketor të Hezbollahut në Izraelin verior
Ushtari u vra në sulmin në goditi vendbanimin kufitar Avivim, sulm në të cilin gjithashtu u plagosën tre ushtarë të tjerë
Ankara
Ushtria izraelite tha se një nga ushtarët e saj u vra në një breshëri raketash të lëshuara nga Hezbollahu mbrëmë vonë nga Libani drejt Izraelit verior, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë ushtarake, ushtria e identifikoi ushtarin të jetë Sgt. Ariel Sosnov i Batalionit 605 i Inxhinierisë Luftarake të ushtrisë.
Siç njoftohet, ushtari u vra në sulmin në goditi vendbanimin kufitar Avivim, sulm në të cilin gjithashtu u plagosën tre ushtarë të tjerë.
Vrasja e këtij ushtari e çon numrin e personelit ushtarak izraelit të vrarë që nga tetori i kaluar në 781.
Mbrëmë vonë, Hezbollahu njoftoi kryerjen e sulmeve me raketa në disa vende ushtarake dhe vendbanime në Izraelin verior dhe qendror, duke përfshirë Biriyya, Katzrin, Meron, Bar Yohai, Avivim, Rosh Pinna, Goren, Kiryat Shmona, Sasa dhe Kfar Szold.
Izraeli e ka përshkallëzuar fushatën e tij ajrore në Liban që nga fundi i shtatorit kundër atyre që pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, në një përshkallëzim të luftës ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe grupit libanez që nga fillimi i ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës.
Më shumë se 3.000 njerëz janë vrarë dhe rreth 13.500 janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.
Izraeli e zgjeroi konfliktin duke nisur një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor të këtij viti.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.