Vullkani i malit Etna në Itali shpërthen sërish, nxjerrë hi dhe lavë
Aktiviteti vullkanik në malin Etna, në një lartësi prej 3.357 metrash, filloi mbrëmë në kraterin juglindor të vullkanit, një nga vrimat aktive të tij dhe vazhdoi deri në mesditën e sotme

Siçili
Vullkani i malit Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish, duke nxjerrë hi dhe lavë.
Burimet lokale për Anadolu thanë se aktiviteti vullkanik në malin Etna, në një lartësi prej 3.357 metrash, filloi mbrëmë në kraterin juglindor të vullkanit, një nga vrimat aktive të tij dhe vazhdoi deri në mesditën e sotme.
Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë konfirmoi aktivitetin.
Për shkak të reve të hirit, instituti lëshoi një paralajmërim me kod të kuq për aeroplanët që kalonin nëpër rajon, por më vonë paralajmërimi u hoq.
Mali Etna është një nga vullkanet më aktive në botë, me një gjendje pothuajse konstante aktiviteti. Hera e fundit që shpërtheu ndjeshëm ishte në nëntorin e kaluar.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.