Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një viti
Banorët e rreth 50 shtëpive në rajon u evakuuan
Ankara
Një vullkan në gadishullin Reykjanes në jugperëndim të Islandës shpërtheu për herë të 7-të këtë vit, njoftoi Zyra e Meteorologjisë e Islandës, transmeton Anadolu.
Zyra bëri të ditur se mbrëmë sërish ka ndodhur shpërthim në vullkanin në gadishullin Reykjanes.
Në deklaratë thuhet se pas shpërthimit u formua një çarje 3 prej kilometrash rreth vullkanit, e cila ishte më pak intensive se në gusht ndërsa u theksua se incidenti nuk përbënte kërcënim për linjat ajrore.
Zyrtarët paralajmëruan disa rajone për emetimet e gazrave, përfshirë qytetin Grindavik.
Banorët e rreth 50 shtëpive në rajon u evakuuan.
Shpërthimi në fjalë ishte aktiviteti i 7-të vullkanik në rajon brenda një viti.