Bota, Kulturë

Xhamia Sheikh Lotfollah pa minare e pa oborr, arkitektura e dinastive islame në Iran

Kjo xhami u ndërtua për adhurim privat të familjes mbretërore dhe jo i destinuar si një vend takimi për komunitetin. Sot, ajo qëndron si një shembull i jashtëzakonshëm i trashëgimisë artistike dhe arkitekturore safavide

Ekip  | 05.03.2025 - Përdıtësım : 06.03.2025
Xhamia Sheikh Lotfollah pa minare e pa oborr, arkitektura e dinastive islame në Iran

Isfahan

Xhamia Sheikh Lotfollah, ndryshe nga shumica e xhamive të tjera, është ndërtuar pa minare e pa oborr dhe konsiderohet si një arkitekturë e dinastive islame në Iran, raporton Anadolu.

Xhamia Sheikh Lotfollah është e vendosur në sheshin Naqsh-e Jahan të qytetit Isfahan në Iranin qendror, një nga sheshet më të mëdha në botë dhe ish-kryeqytet i selxhukëve dhe safavidëve.

Kjo xhami u ndërtua për adhurim privat të familjes mbretërore dhe jo i destinuar si një vend takimi për komunitetin. Sot, ajo qëndron si një shembull i jashtëzakonshëm i trashëgimisë artistike dhe arkitekturore safavide.

Xhamia Sheikh Lotfollah është një nga kryeveprat e arkitekturës iraniane, ndërtimi i të cilës filloi në vitin 1603 dhe përfundoi në vitin 1619.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.